Deklarata e Ervin Salianjit para trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit zhvilluar sot për dosjen ‘Babale’.
Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain ministër të Brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por nuk pati asnjë reagim
Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime te ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, ervin Rroshi, vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe keshtu me radhë. Të gjitha keto ccështjet kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të çuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur ne çdo gjykatë janë fituar. Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e Drejtësisë dhe deputetin e PS tanimë, që kishte favorizuar që vëllai i vetë me këto dy emra, i dënuar për trafik lendesh narkotike, i qenka dënuar reputacioni. Ne kemi nxjerrë dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim.
Ka email-e qe vërtetojnë qe ne këtë audio përgjim e kemi patur në tetor 2017. Denoncimi është bere ne 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre dite me radhë pati heshtje nga ministri dhe vellai i vete dhe heshtje nga prokurorët. Zero reagim. Nëse një njeri preket ne mënyrë te padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë. Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në oren 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tij me burg, shkon me influencën e vellait të tij dhe vetedorëzohet. Prova qe është ngritur e gjithë kjo “farsë” është gje zëri i Agron apo Geron Xhafa ka ardhur me Usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe t’i shmanget dënimit. Ka nje lidhje me shume se klient-avokat.
Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë një kallëzim te rremë , kur ata thonë që e kanë bërë vetë. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë kontakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë te shkarkuar. Kulluri dhe Osmani u shkarkuan. Kol Hysenaj po ashtu.
Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës se Lushnjës. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam une ketu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge.