Historia e këngëtares kosovare Tuna Sejdi me Patris Berishën është përfolur prej shumë kohësh në mediat rozë. Çifti janë aluduar gjatë për ndarje dhe ribashkime, ndërsa së fundmi Tuna ka trazuar përsëri rrjetin. Ajo ka publikuar së fundmi disa foto të dy djemve të saj në ‘Instastory’, ndërsa në fund e përmbyll me një deklaratë pikërisht për baballarët, e cila shkruan: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’jua thotë ligji që duhet ta bëjnë”.
Ndërkohë postimi i fundi në profilin e Partisit është një foto e tij me Robert Berishën.
Megjithëse nuk kanë bërë ende një deklaratë konkrete për raportin e tyre, Tuna dhe Patrisi nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Çifti janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre.
Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Daljet e Patrisit në media janë shumë të rralla. Edhe në ato pak raste ku ai ka folur, ka lënë gjithçka të pa qartë sa i përket marrëdhënies me këngëtaren.
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë”,- u shpreh duke qeshur Patris Berisha vitin e shkuar. Patrisi u pyet gjithashtu se si i mban tani kontaktet me nënën e djalit të tij, duke theksuar se komunikojnë përmes e-mailit. “Tash vetëm me email komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”,- shtoi Patrisi.