Këta janë babë e bir Shefki dhe Hamdi Bylykbashi nga fshati Zvezdë i Maliqit. 77-vjeçari vrau djalin e tij me çekiç ditën e djeshme pas një konflikti të fortë mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje, për shkak se 50-vjeçari ka tentuar ta hedhë në pus, i ati e ka goditur në kokë.
Hamdi Bylykbashi ishte ndarë prej disa kohësh nga gruaja dhe pas kësaj ishte kthyer në përdorues të pijeve alkoolike.
Banorët kanë thënë se ai jetonte në Gjermani bashkë me familjen, por ishte kthyer pak kohë më parë pas disa mosmarrëveshjeve.
“Jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje.
Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, është shprehur një banor.