Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me zhvillimet në Partinë Demokratike, ku tha se në PD nuk mund të flitet për negociata, por për bisedim mes kolegëve.
Baçi shtoi se nuk i vjen mirë që dëgjon Gazment Bardhin të thotë se foli me deputetin e mandatuar, Edi Paloka, pasi ky i fundit është kryetar i këshillit Kombëtar, ku janë gjithashtu të gjithë deputetët. Ashtu si Berisha, edhe Baçi i bëri thirrje Alibeajt dhe grupit të tij të tërheqin padinë, pasi kryetarin e PD e zgjedhin demokratët.
“Të tërheqin anikimin e paligjshëm që kanë bërë në gjykatë për të bllokuar legjitimitetin e PD. PD nuk zgjedh kryetarin në gjykata. E kanë zgjedhur demokratët dhe nuk i heq dot as gjykata e as ambasadorja e SHBA”, tha Baçi.
Ai foli edhe për protestat që PD ka paralajmëruar, por deri tani nuk janë zhvilluar, duke thënë se partia doli nga një proces i vështirë i ringritjes dhe rinovimit të strukturave.
Baçi u shpreh pro protestave lokale, teksa tha se të qëndrosh dy-tre orë në shesh nuk e rrëzon regjimin, por duhet më shumë se kaq.