Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e radhës në Bundesligë, teksa ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-2 Maincin.
Kampionët e Gjermanisë hipotekuan 3 pikët brenda 45 minutave të para falë golave të Gnabri, Musiala dhe Mane, respektivisht në minutat 5, 28 dhe 43.
Në minutën e 4 të kohës shtesë, miqtë ngushtuan shifrat me Uidmer. Goli i katërt për ekipin e Julian Nagelsman erdhi nga Goretzka në minutën e 58, ndërsa në minutën e 79, Tel realizoi golin e pestë për bavarezët.
Ingvartes realizoi për miqtë në minutën e 82 dhe çoi shifrat në 5-2 para se Çupo Moting të fiksonte rezultatin final në 6-2 në minutën e 86.
Bajerni kryeson përkohësisht Bundesligën me 25 pikë, dy më shumë se Unioni i Berlinit që do të presë nesër në shtëpi Borusia Mëshengladbah.
Rezultatet e javës së 12 në Bundesligë:
Bajerni i Mynihut – Mainc 6-2
Lajpcig – Bajer Leverkusen 2-0
Shtutgart – Augsburg 2-1
Volfsburg – Bokum 4-0