Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh. “Nxitoni në punë të mira!” me këtë porosi të Profetit e mbyll ish-presidenti urimin e tij.
‘Gëzuar dhe Me Fat Bajramin e Madh! Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi! Nuk ka begati pa sakrifica! Siç na porosit edhe Profeti: “Nxitoni në punë të mira!”’– shkruan Meta.