Balenciaga nxjerr modelin e ri të çantave, si qese patatinash

Koleksioni i ri i çantave të ‘Balenciaga’ ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të modelit unik. Marka spanjolle e modës është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay’s për të krijuar një çantë të re që duket si një qese patatinash.

Së fundmi, çanta e frymëzuar nga Lay’s bëri debutimin e saj në ‘Javën e Modës’ në Paris. Llogaria në “Twitter” e Lay’s ka shpërndarë foto nga sfilata e modës. Modelet mbanin çantën Lay’s si pjesë të aksesorëve të tyre. Çantat janë në ngjyra si qeset e patatinave të Lay’s: të verdhë, blu dhe të kuqe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *