Balerina shqiptare Klaudia Pepa pjesë e videoklipit të këngëtarit të njohur italian

Itali/ Padyshim që Klaudia Pepa është një ndër emrat më në zë në shtetin fqinj. Ajo po korr sukses dita-ditës dhe po ndërton në Itali një karrierë të suksesshme dhe me baza të forta.

Së fundmi bukuroshja shqiptare është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.

Aka7even ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it. Prezenca e Klaudia Pepës ka rënë aq në sy, sa mediat italiane i kanë kushtuar një artikull special.

Videoklipi paraqet një atmosferë shumë të ngrohtë, festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *