Balerini i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Kledi Kadiu, feston sot ditëlindjen. Megjithëse nuk duket aspak, Kledi mbush sot 40 vjeç!
Ai ka vendosur “të rrëmbejë” vajzat e shtëpisë dhe ta shijojë këtë ditë me bashkëshorten dhe vajzën në Mallorca. Në rrjete sociale, ka ndarë një postim për ndjekësit ku i falënderon për dashurinë dhe i tregon sa i lumtur ndihet në këtë moment të jetës.
“40 vjet e pak (shumë pak…)! I kaloj me buzëqeshje, në Mallorca me vajzat e mia. Kapiteni im është në shtëpi në duar të sigurta. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rizbuloj mrekullinë e gjërave të thjeshta dhe thelbësore. Asgjë nuk merret si e mirëqenë në jetë dhe përpiqem ta kujtoj çdo ditë. Dhe kështu, edhe unë ju falënderoj për dashurinë”– shkruan Kledi.