Balina Bodinaku: Ja kush e ka pasur më të vështirë pozicionin si opinionist në “BBV2”

Balina Bodinaku ka qenë opinioniste e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë e mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.

Por si e ka parë Balina Bodinaku edicionin e dytë të BBV dhe pozicionin e opinionistëve?

“Arbri e ka pasur më të lehtë se Zhaklina, për shumë arsye. E para, ai nuk e kishte për herë të parë dhe e dyta ishte i shoqëruar nga një opinioniste grua në krahë. Jo një grua e çfarëdoshme por një rrufepritëse e vërtetë. Ajo tërhoqi të gjithë agresionin e mundshëm dhe sigurisht në një farë mënyre kjo e lehtësoi Arbrin. E treta, Arbri mua mu duk sikur u fokusa vetëm tek loja, tek komenti i lojës ndryshe nga Zhaku që e përdori BBV edhe si një platformë për të ngritur kauza. Unë mendoj se këto bashkë ia kanë bërë këtë BBV Arbrit më të thjeshtë. Kur e ke më të thjeshtë e ke edhe qetësinë e nevojshme që të gjesh edhe humorin edhe batutën”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *