Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në komisionin e Integrimit ka propozuar që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit social ‘Tik-Tok’. Sipas tij, vendi ynë duhet të ndjekë modelet e rregullatorëve europianë.
Ai bëri thirrje për ndalimin e këtij rrjeti social në pajisjet zyrtare.
Pjesë nga fjala e Ballës: “Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube.
Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale.
Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze.”