Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një deklarate për gazetarët, ka dhënë detaje e para për shtesat në ligjin e dekriminalizimit, ku sipas tij do të shtohen disa drafte që do të pamundësojnë që politikanët të arrijnë në pikat kyçe të politikës.
Gjithashtu Balla i ka bërë thirrje SPAK që të marrë në hetim kreun e PD-së Sali Berisha. Po ashtu ai ka theksuar se në ligjin e dekriminalizimit për politikanët që kanë qenë funksionarë të lartë të Partisë së Punës.
Deklarata e plotë:
Jo vetëm për politikanin në fjalë por për këdo. E vërteta është që në Shqipëri janë shmangur shumë persona që kanë qenë sigurimsa të shtetit.
Juristët tanë kanë punuar gjatë gjithë muajin gusht për të shtuar disa drafte në ligjin e dekriminalizimit për personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Kjo do të pamundësojë arritjen e tyre në pikat kryesore të politikës, siç kanë bërë në këto kohë.
Sa i përket çështjes Non Grata, i takon organeve të drejtësisë, i bëj thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën. Është përgjegjesi e tyre që të marrin në hetim Berishën.
Sali Berisha është përfaqësues i lartë i PP, unë mendoj që në ligjin e bashkëpunëtorit të regjimit komunist, të jenë edhe sekretarët e lartë të Partisë Komuniste.