Balla falenderon CDU/CSU për mocionin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE: Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave

Pasi CDU/CSU votoi në mocion me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka shprehur mrënjohjen partisë gjermane.

Përmes një postimi në  Facebook, Balla shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Postimi i Ballës:

??????

Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *