Në një deklaratë për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur bindjes se pas SHBA-së, edhe Bashkimi Europian do të shpallë “Non Grata” kreun e Parisë Demokratike Sali Berisha.
Sipas Ballës, ashtu si Shtetet e Bashkuara, edhe BE-ja po punon për të identifikuar personat që punojnë në dëm të demokracisë.
“Unë mendoj se për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimit të demokracisë, SHBA-ja dhe BE-ja koordinohen mes tyre. Ka një iniciativë të depozituar në Parlamentin Evropian ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur non-grata nga SHBA-ja apo të përfshirë në instrumenta të tjerë që SHBA-ja po implementon për të identifikuar këdo që punon në dëm të demokracisë, natyrshëm një gjë e tillë do të ndodhë edhe në BE. Sipas vlerësimit tim një gjë e tillë nuk do të vonojë e do të ndodhë shumë shpejt. Këta persona duhet të kenë të njëjtën qasje nga Parlamenti Evropian pastaj edhe nga vendet e BE-së. Është intuitive që një gjë e tillë të ndodhë.”- tha ai.