Balla i drejtohet opozitës: Doni s’doni ju, me 24 korrik presidenti do të fillojë punën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare i bëri sërish thirrje opozitës për të negociuar për presidentin e ri.

Pasi sipas tij, me apo pa dëshirën e tyre, më 24 korrik presidenti do të bëjë betimin dhe do të fillojë punën.

Fjala e Ballës:

Sali Berisha vonoi në 2012, ku u pengua një projekt i KFV-së dhe PS me LSI në e zhbllokuan dhe Kosova tani gëzon rrjetin më të mirë të ujësjellësit. Të pakta kanë ngelur territoret në Shqipëri ku nuk ka një projekt të KFV, apo nuk do të pini ujë se ka investuar Gjermania. E keni kthyer në modë, të bërtiturat se do të na vjedhin butrintin e do të hapet lokal. Kjo nuk është serioze.

Fondi amerikan është një model, si është puna po hyri diçka amerikane do jeni kundra ju? Nuk keni arsye. Jam shumë i sigurt se sapo të fillojë porti i ri në Vlorë, uroj do zoti nuk dilni kundra. Ai do të jetë pika kryesore e gazit të lëngshëm amerikan në Europën Juglindore. Do zoti nuk dilni kundra, nuk jua merr zoti mendt.

Prandaj të dashur opozitarë ti lëmë debatet për këtë se kemi shumë gjëra të tjera për të debatuar, ajo çfarë ka rëndësi, ftesa jonë për të zgjedhur bashkë presidentin është e sinqertë, kemi gatishmëri të ulemi javën tjetër e të fillojmë raundin e parë. Doni ju s’doni ju me 24 korrik presidenti do të bëje betimin e do të fillojë punën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *