Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit pasditen e 13 shkurtit.
Në një prononcim për mediat, Balla ka ironizuar duke thënë se “pasi dështoi revolucioni i të shtunës, sot do rrëzojmë dhe Rajshtagun”.
“Shqipëria ka ca tradita dhe pas dështimit të protestës, revolucionit të ditës së shtunë në Shqipëri në këto raste bëhen dhe të tretat, sot janë të tretat. Nuk e di për çfarë arsye duhet protestuar te Kuvendi apo meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani pas suksesit të së shtunës do rrëzojmë dhe Rajshtagun”, tha Balla.