Balla: Kërkesa për zgjatjen e Komisionit Hetimor nuk përmbush asnjë kusht

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se kërkesa e shtatë deputetëve për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor nuk përmbush asnjë dhe nuk përmbush kërkesat ligjore.

“Kërkesa e shtatë deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht të rregullores. Në ligjin për Komisionet Hetimore, neni 8 i ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit dhe nuk i ka dhënë Kuvendit asnjë kompetencë tjetër për zgjatje.

Ligjvënësi ka vendosur si parakusht një vendim të ndërmjetëm nga vetë komisioni, dhe kjo nuk është bërë”, tha Balla.

Ministri Balla kritikoi gjithashtu vonesën e paraqitjes së kërkesës nga deputetët.

“Ose do presim deri në orën 16:00 që të mbarojë afati, ose të paktën ju vetë e keni sabotuar me dëshirë, sepse këtu ishim para një jave. Pse nuk erdhët para një jave për të bërë kërkesën?” shtoi ai.

Në përfundim, Balla nënvizoi nevojën për rishikimin e rregullores së Kuvendit për të shmangur situata të tilla në të ardhmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *