Takim 40 minutësh në kuvend mes Taulant Ballës dhe ambasadores Yuri Kim ndodhi ditën e sotme.
Kjo e fundit ka zbuluar arsyen e takimit dhe se çfarë ka biseduar me Ballën. Ambasadorja Kim është shprehet se diskutimi ka qenë në lidhje me marrëdhënien e qëndrueshme që ka pasur Shqipëria dhe SHBA, por edhe rreth rëndësisë së Reformës në Drejtësi, si kusht për anëtarësimin në BE.
“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.