Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar sërish protestën që mbajti dy ditë më parë Partia Demokratike para Kryeministrisë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Nga Fieri Balla tha se historia e protestës është bërë qesharake. Mes të tjerash ai shtoi se ndjen keqardhje të madhe që në krye të PD është një non-grata.
“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria. Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.”, tha ai.