Përfundon takimi mes Taulant Ballës dhe Fatmir Mediut.
Sakaq, Balla në një deklaratë për median ka pohuar se është propozuar periudha 4-6 maj për konferencën e kryetarëve.
Ndër të tjera njofton se zgjedhja e presidentit do të jetë sipas një kalendari të hapur. Ku pritet që në periudhën 11-12 maj të jetë raundi i parë.
“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë sipas një kalendari të hapur. Periudha 4-6 maj do të jetë konferenca mes kryetarëve, si dhe 11-12 do të zhvillohet raundi i parë”, tha ai.