Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një deklarate për mediat me deputeten gjermane Gabriela Heinrich.
Balla tha se diskutimet janë fokus i diskutimit ka qenë Amnistia Fiskale, ku do të ketë një draft bashkëpunimi me BE.
Sakaq shton se amnistia fiskale do t’i vijë në ndihmë qytetarëve që kanë më shumë nevojë.
“Ne do të vijojmë të konsultohemi për Amnistinë Fiskale dhe do të kemi draft në bashkëpunim me BE. Nuk është e ndaluar por duhet bërë në rekomandimet më të mira në BE. Nuk ka ardhur ende në parlament drafti, ndaj kini durim. E rëndësishme të kuptojmë se në këtë situatë të vështirë ekonomike të shkaktuar nga inflacioni i luftës, të gjitha qeveritë mundohen të sigurojnë të ardhura shtesë për efektet e krizës. Amnistia fiskale është për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Balla