Përfundon takimi mes Taulant Ballës dhe Fatmir Mediut.
Taulant Balla në një konferencë për mediat, bën me dije se diskutimet janë mbajtur në kuadër të propozimeve me vlerë në lidhje me figurën e presidentit.
Sakaq, ai pohon se nëse do të plotësohen kriteret dhe të gjendet kandidatura e cila do të ketë edhe mbështetjen e opozitës, kjo do të ishte diçka e mirë për vendin.
“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla. Nuk dua të paragjykoj procesin. Nëse bëhet në 4-6 maj konferenca e kryetarëve në 11 maj i bie të kemi raundin e parë. Nëse do shkojmë te kriteret dhe emrat dhe të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetje të maxhorancës dhe opozitës është gjëja më e mirë”, tha ai.