Balla: Opozita shqiptare mungon kur e ftojnë dhe ankohet kur nuk e ftojnë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla fjalën e tij në Kuvend ja dedikoi çështjes së negociatave me BE, duke shprehur edhe keqardhjen për mungesën e opozitës në ngritjen e flamurit të anëtarësimit.

Balla:

Jemi te çështja për raportin vjetor të KQZ për vitin 2021 dhe më vjen mirë që edhe opozita nuk gjen asgjë për tu ankuar përsa i përket punës së mirë të ushtruar nga gjithë administrata zgjedhore, nga komisoneri deri në nivelin më të ulët të KQZ.

Por nuk do t’i shpëtoj as unë mundësisë për të diskutuar lidhur me momentin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Ndoshta ne në këtë sallë nuk e kemi kuptuar ende këtë arritje historike, që duhet të kishte ndodhur katër vite ë parë por edhe kjo anë e sallës u sqaruar se çështja nuk kishte të bënte me plotësimin e detyrave të shtëpisë për Shqipërinë por për një veto të Bullgarisë. Fakti që në momentin kjo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt në kohë rekord, 3 ditore gjithë puna për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kësaj duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët. Teksa bisedoja me një diplomat të rëndësishëm në Tiranë para godinës së Bashkimit Europian ajo që më tha dhe që dua ta citoj në thonjëza është: “opozita shqiptare mungon kur e ftojnë dhe ankohet kur nuk e ftojnë”. Ne do kishim shumë dëshirë që drejtuesit e komisioneve dhe grupit parlamentar të PD të ishin bashkë me ne në atë moment të ngritjes së flamurit të BE në godinën e ekzekutivit. Edhe ne duhet që në seancën më të parë brenda Kuvendit ku ndodhet flamuri ynë kombëtar të vendosim flamurin e BE. Se jemi në atë fazë të procesit ku çdo shqiptar duhet të ndihet europian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *