Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë sot një deklaratë për mediat, ku vlerëson arritjen e drejtësisë shqiptare mbi zbulimin e aferave korruptive dhe vënies para drejtësisë të përgjegjësve.
“Shqipëria ka një arritje, reforma ne drejtesi po jep efektet e saj të pakundërshtueshme”, tha Balla.
Ndërkohë që shtoi se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 18:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Ku pritet që të diskutohet dhe të vendoset mbi kandidaturat e ardhshme për Presidentin e ri në vend./Priza.al