Kryetari i Grupit Palamentar, Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me procedurat rreth zgjedhjes së presidentit.
Balla pohoi se konferenca e parë e kryetarëve do të mbahet në datën 4 Maj.
Ndërsa 10 maj do të zhvillohet raundi i parë.
“Shqyrtuam kërkesën e Mediut dhe Dodës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Spostuam me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve. Do të mbahet me datën 4 maj. Më 10 maj do jetë raundi i parë për presidentin. Presidenti i ri duhet ndërkohë të përfaqësojë unitetin e popullit:, tha Balla.