Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit koordinues me donatorët është shprehur se duhet të rritet angazhimi dhe shpejtësia për kapjen e krimit të organizuar.
Sipas tij kërcënimet e reja në këto fusha kërkojnë struktura më të mira organizative.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta arrijmë objektivin pa angazhimin e partnerëve me të cilët duam të përshpejtojmë realizimin e reformave. Vlerësojmë mbështetjen që na kanë ofruar duke mundësuar arritje e rezultateve. Bashkëpunim shumëplanësh me BE, agjencitë ligjzbatuese të SHBA dhe Britanisë, për të luftuar krimin e organizuar pa harruar edhe ekstremizmin e dhunshëm, menaxhimin e kufijve dhe rendin publik.
Kërcënimet e reja në këto fusha kërkojnë struktura më të mira organizative. Kërkohet rritje bashkëpunimi edhe me gjyqësorin, pa harruar investimet në inteligjencë dhe zhvillimet në teknologji.
Jam takuar me ministrin e brendshëm të Gjermanisë dhe ministrin për policinë të Zvicrës me të cilin ndamë mendimin se krimi i organizuar nuk ka nevojë përnburokraci e dokumente, lëviz shumë më shpejt, dhe nëse duam të jemi efektivë duhet të rrisim shpejtësinë e kundërveprimit tonë për ta shfarosur. Sot përballemi me sfida që duan angazhim të organizuar”, tha Balla.