Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar ditën e sotme me disa prej familjeve afgane të cilat janë të strehuara në Durrës.
Përmes një postimi në rrjete sociale Balla ka treguar se aty ndodhej së bashku me Presidenten e organizatës jofitimprurëse, Sesame Workshop. Ai është shprehur se për shqiptarët, mikpritja është diktuar nga historia, kujtesa, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen.
Sipas tij, vendimi i qeverisë për ti mirëpritur familjet nga Afganistani ishte i duhuri.
Postimi i Taulant Ballës
“Durrës?Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Westin, Presidente e Sesame Ëorkshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit. Sesame Ëorkshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur”
/Priza.al/