Balla tregon kushtet për president, deputeti i PS-së vë duart në kokë

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, kreu i grupit Taulant Balla, shpjegoi kriteret për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Balla theksoi se kandidati ose kandidatja për President duhet që të jetë mbi moshën 40-vjeç, si edhe 10 vitet e fundit të ketë jetuar në Shqipëri.

Kritere këto që dihen dhe janë të përcaktuara në Kushtetutë, por që kanë lënë të befasuar deputetin e PS, Lavdrim Krashi i cili u kthye nga Britania e Madhe duke pranuar ftesën e partisë për të kandiduar për deputet në Dibër ku edhe fitoi.

Krashi, teksa Balla fliste ka vënë duart në kokë.

Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *