Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Rumani.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla shkruan se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Njoftimi i plotë:
Bukuresht?Parlamenti i Rumanisë ➖Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.