Balla zbadh detaje mbi fatin e Ervis Martinajt!

Gjatë konferencës me gazetarët, ku prezantoi arritjet e Ministrisë së Brendshme gjatë 2023-it, ministri i Brendshëm Taulant Balla, është vënë në vështirësi.

Shkak u bë fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i cili i zhdukur prej shumë muajsh tashmë, por që u premtua nga Taulant Balla, se do të ketë një hetim të plotë për këtë zhdukje misterioze, që do të zbardhej brenda 100 ditëve të para të drejtimit të Policisë nga Muhamet Rrumbullaku.

Ngjarja e rëndë në zonën e Freskut në Tiranë: Flet Balla: Shkak armëmbajtja pa leje

Balla: “Policia ka shumë informacion për këtë ҫështje, por kërkon ende kohë. Garantoj që në momëntin që do kemi një pasqyrë të kësaj ngjarje, unë do të dal para jush. Po bëjmë gjithҫka për t’i shkuar në fund kësaj ҫështje. Nuk jap detaje se përbën shkelje të ligjit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *