‘Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm;/ Kryeministri Kurti: Vuçiç refuzoi marrëveshjen me gjashtë nene

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ky i fundit ka refuzuar propozimin e një marrëveshjeje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes të tjerash ai tha se propozimi i tij u pranua nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që u refuzua nga presidenti serb.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje. Insistuam aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit, të futet edhe fjala “ballafaqimi me të kaluarën. Kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë. Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”, përfundoi Kurti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *