Në fshatin Ballagat të Lushnjes janë larguar rreth 75% e banorëve. Shtëpi të mbyllura dhe rrugë të boshatisura.
Të vetmit që kanë ngelur në fshat janë të moshuarit, ndërsa të rinjtë e pakët kanë ardhur përkohësisht.
Një zonjë që administron një biznes ushqimore dhe lokal tregon se ky vit është më i zbrazti. Në lokal nuk ka njeri, ata banorë që kanë mbetur shumicën e artikujve ushqimore i marrin me listë, ku borxhi për një banor i kalon 3 milion lekë.
Puna me tokën nuk i ka dhënë ndonjë mundësi këtij fshati ndërsa prodhimet bujqësore ose mbeten, ose shiten shumë lirë. Këtë vit, vaji i ullirit ra në 400 lekë litri.
Fshati dikur me 250 familje tani ka mbetur vetëm me 20, shumica janë të moshuarit./tch