Kryeministri Edi Rama ka nisur sot turin Ballkanik në prag të samitit të procesit të Berlinit.
Turi dy ditor i kryeministrit përfshin, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Por, këto vizita janë injoruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cli u shpreh se nuk kishte se çfarë të diskutonte me Ramën nëse nuk pranon të bëjë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.
Ndërsa Rama publikoi këto vizita ka ardhur një koment edhe nga Ismail Morina-Ballisti. Ky pasi shprehet se Rama nuk mund të tallet me shtetin dhe popullin e Kosovës i kërkon kryeministrit shqiptar që të bëjë një sakrificë për vendin dhe shqiptarët, atë të vetëvrasjes.
“Ti je nji aventurier qe e ke drejtuar këtë popull me gallata e fasada dhe ke kujtuar se edhe shtetin e Kosovës mund tallesh si tallesh me popullin tënd. Gjakova nuk do ta fali kurrë shpërfilljen që i bërë, Vetëvritu” ishte në pjesë e komentit të tij.