Balliu: Marco Rubio çmontoi skemën ‘non grata’ të Soros, kërkohet falje për Berishën

Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të senatorit amerikan, Marco Rubio, i cili ngriti shqetësimin se administrata e Joe Biden po përdor shpalljen “non grata” si mjet për të goditur të djathtët në mbarë botën.

Balliu theksoi se një letër e publikuar në shkurt të këtij viti nga Rubio dhe disa senatorë të tjerë akuzonte administratën Biden për përdorimin e këtyre shpalljeve për të sulmuar partnerët e SHBA-së, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Sekretari i shtetit Marco Rubio është iniciatori dhe luftetari më i madh kundër skemës Sorosiste të dezignimit dhe perdorimit NonGrata.
Në kërkesën e tij per llogarridhënie, ai shpreh dhe fakton se politika e NonGratës po përdorej për të goditur armiqtë e të majtës, përdorej për të goditur mbrojtesit e familjes, mbrojtesit e vlerave Amerikane në mënyre që të mbroheshin dhe shërbenin interesa të Ëoke movement.

Marco Rubio senatori,sot sekretar shteti, iniciuesi kryesor qe ka shprehur shqetësimin dhe ngritur alarmin për përdorimin politik që po i bëhej procesit të sanksioneve.
Për të gjithë ata që dyshonin se Sali Berisha ishte shpallur NonGrata nga Amerika, sot ka një pergjigje perfundimtare, nje pergjigje definitive.
Sekretari shtetit Marco Rubio verteton se ajo skemë ishte një skemë lobimi Sorosist qe nuk kishte në qënder goditjen e një individi por kishte në qëndër të vëmëndjes goditjen e të djathtës nga Amerika Latine deri në Ballkan.
Sot të gjithë ata që klithnin nëpër studio i detyrohen një ndjesë Sali Berishës”, shkruan Balliu.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *