Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu me anë të një video në rrjetin social facebook ka publikuar pamjet ku një efektiv policie ka tentuar që ti drejtojë armën deputetit Luan Baçi.
Balliu shprehet se “Ky është një akt i rëndë dhe antiligjor i ditës së sotme, ku një deputet u kërcënua dhe u rrezikua nga arma e policisë brënda territorit të parlamentit shënon një rekord të harruar në historinë e krismave në parlament”.
“Kjo tregon se eter dhe bij janë njesoj me urrejtje për demokracinë dhe pluralizmin. Ata janë më afer se kurre diktaturës së shkuar. Ata e ndërtojnë cdo ditë këtë diktaturë me korrupsion dhe represion mbi ligjet e demokracisë. Kështu që, mbetet vetëm një rrugë ajo e përballjes në nivelin e shkeljes te jashtëzakonshme që ata i bëjnë ligjit”, shkruan ai.