Ballkani fiton ndeshjen parë të raundit “Play-Off’ të Conference League. Kampionët e Kosovës mundin Shkupin në stadiumin ‘Tose Proeski’ me shifrat 1-2. Një ndeshje me ritëm e gola, që për mënyrën sesi u luajt u duk rezultat i drejtë.Adetunji do të ishte i pari që do të shënonte për Shkupin.
Sulmuesi nigerian do të tregohej i saktë në minutën e 17′. Megjithatë avanatzhi zgjati pak sepse Rrahmani do të shënonte gjashtë minuta më vonë duke barazuar shifrat. Goli i 7 për sulmuesin në kualifikueset e Conference League. Në pjesën e dytë, Korenica do të realizonte për Ballkanin golin e fitores.
Një realizim që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Rezultati 1-2, nuk është se i jep siguri skuadrës së Ilir Dajës që në Prishtinë do të duhet të bëjë një sforco më tepër për të ruajtur avantazhin.