Ballkani “flirton” me fitoren në Pragë, por Slavia e përmbys

Skuadra kosovare, Ballkani, shkroi histori këtë sezon, pasi mundi të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe kjo i dha avantazhe në tërësi vetë kampionatit kosovare dhe klubeve shqiptare të Kosovës. Në krye të Ballkanit është trajneri i Superligës tonë, Ilir Daja, që në edicionin e tij të parë në futbollin e Kosovës, ia doli të sigurojë rezultate spektakolare dhe tani shkon sërish në grupet e UEFA-s. Në xhiron e parë Ballkani kishte barazuar me Kluzhin rumun, por mbrëmë humbi 3-2 ndaj Slavias së Pragës dhe kjo e vë në vështirësi për pozitën në renditje. Por performanca e Bal
lkanit mbrëmë në pjesën e parë veçanërisht ishte spektakolare e kjo duhet vlerësuar shumë në një transfertë të vështirë si ajo çeke. Kështu, duke analizuar ndeshjen, konstatojmë se dy gola nuk i mjaftuan Ballkanit për të marrë pikë në transfertën e vështirë çeke përballë Slavias së Pragës. Kampionët e Kosovës u mposhtën 3-2 në duelin e dytë të grupit G në Conference League, aty ku garojnë edhe Sivaspor dhe Kluj. Të pesë golat u realizuan në fraksionin e parë të sfidës. Ekipi i Ilir Dajës kaloi dy herë në avantazh me anë të Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, por skuadra çeke si
guroi pikët maksimale falë autogolit të Stivi Frashërit dhe golave të Peter Olajinka dhe Masopust. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, ishte protagonist me golin e tij dhe asistin te goli i tretë i Slavias. Pjesa e dytë dhuroi pak emocione. Slavia kërkoi golin e qetësisë, por u përball me pritjet e Stivi Frashërit. Ndërkohë, Astrit Thaqi u largua me karton të kuq gjashtë minuta përpara fundit, duke lënë Ballkanin me dhjetë lojtarë. Grupi G kryesohet nga Slavia dhe Sivaspor me nga 4 pikë, teksa Ballkani dhe Kluzh numërojnë nga një pikë. Por gara për surprizë në renditje është e hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *