Rumani është goditur nga një tjetër tërmet i fortë pak minuta më parë. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.3. epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra nga Targi Jiu.
Ky është tërmeti i tretë brenda pak orësh, ku më i forti ishte ai para dy orësh me forcë 5.5, i cili u ndie edhe në Prishtinë dhe Shkup.
Ndërkohë që një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Rumaninë sërish një ditë më parë.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.