“Ballkani i Hapur”, Berisha: Projekt që favorizon krimin dhe drogën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertë të sigurisë dhe medias, ka folur sërish për “Ballkanin e Hapur”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nisma Ballkani i Hapur është një problem i pamohueshëm për sigurinë kombëtare. Ai theksoi se projekti i Ballkanit të Hapur nuk është ai që pretendon qeveria, por është një projekt i cili i hap edhe më shumë rrugën krimit të organizuar.

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë.

“Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë. “Në të gjitha problemet e një shoqërie, të një vendi dhe kombi, problemi kryesor mbetet problemi i sigurisë. I sigurisë kombëtare, sigurisë ligjore dhe asaj të rendit, jetës, pronës, veprimtarisë, të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi. Në shumë aspekte ajo që është dëmtuar më rëndë që rrokullis më shumë, që është shndërruar në një rrezik madhor për qytetarin shqiptar, për shoqërinë dhe kombin tonë lidhet direkt me çështjet e sigurisë.

Sot ne jemi një vend anëtar i NATO-s për definicion ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare sepse aleanca ka traktatin, nenet e saj por edhe zotimin sëfundmi të presidentit Joe Biden që një inç po u prek në territorin e vendeve anëtare të NATO-s aleanca do të reagojë si një e tërë. Me gjithë këtë ajo që është tejet shqetësuese është një përpjekje e hapur e Edi Ramës për të rreshtuar Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat qëkur është bërë e pavarur deri më sot është e njohur si Rusia e vogël dhe në këtë kontekst më duhet të them se përsëri shqiptarët, nëse duhet të ishte Shqipëria që duhet ta kundërshtonte atë, por fatmirësisht është Kosova që është shndërruar në një faktor kryesor të përgjysmimit të këtij projekti. Kjo aleancë aq sa përbën një problem për sigurinë kombëtare, aq përmban problem për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit. Pasi në këtë aks operojnë bandat më të fuqishme të Ballkanit. Atje ishte Biellivuku këtu janë Biellivukët e tjerë. Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin për drogën për pasigurinë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *