Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me projektin “Ballkani i Hapur” duke dalë sërish kundër.
Gjatë një interviste nga e cila ka zbuluar pak në profilin e tij në FB ish presidenti Meta shkruan se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse sjell vetëm efekte negative në vend, duke nënkuptuar këtu nismën “Open Balkan” ku Kosova nuk është pjesë dhe që shihet nga analistë të ndryshëm si karshillëk që i bëhet Procesit të Berlinit, një nismë e ish Kancelares Angela Merkel.
Ndërkohë ai thekson se procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të arrihen objektivat e përbashkëta europiane.
“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”, shkruan Ilir Meta.