Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri, ku do të zhvillohet takimi i rradhës i nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Kreu i shtetit serb, sëbashku me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga darka me Ramën dhe Zaev.
Krah fotos, Vuçiç shkruan se Ballkani i Hapur është një iniciativë e jashtëzakonshme.
“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur, një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fortë që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë” – shkruan Vuçiç.
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një protestë kundër ardhjes së Vuçiç në vendin tonë pasditen e sotme.