Ballkani i Hapur/ Rama: Lufta në Ukrainë “thikë me dy presa”, të përshpejtojmë procesin

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në ditën e dytë të takimit në fokus “Ballkanin e Hapur”, në Ohër.

Në fjalën e tij, Rama tha se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe.

“Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukraiën dhe dua t’u them të gjithëve se ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara se kjo luftë që i befasoi të gjithë të fillonte”, tha ndër të tjera ai.

“Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukraiën dhe dua t’u them të gjithëve se ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara se kjo luftë që i befasoi të gjithë të fillonte. Mbrëmë kam pasur mundësinë që të takoj këtu në vigjilje të Ballkanit të Hapur, ambasadorin Cris Hill, një njohës i thellë i rajonit, i cili ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci dhe sot shërben në Beograd.

Unë besoj se ambasadori Cris Hill me praninë e tij këtu është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur. Ai është këtu për të mbështetur Ballkanit të hapur. Për mua është shumë inkurajuese. Jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritani si dhe përfaqësuesi nga Bosnja, komisioneri Varhelyi, përfaqësuesi i KE drejtpërdrejt për rajonin tonë dhe miku ynë Gabriel Escobar i cili është i pranishëm përmes ekranit”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *