‘Ballkani i Hapur’ tensionon konfliktin? Rama: Ka vetëm dy rrugë, lufta ose paqja

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar edhe tensionet kufi mes Kosovës e Serbisë, ku tha se duhet të dialogohet për paqe mes dy vendeve.

Sakaq shtoi se Kosova ka dy rrugë në këtë situatë në të cilën ndodhet ose të kthehet prapa në histori dhe të fillojë lufta, ose të jetë një shtet i pavarur e demokratik.

“Këto situata tregojnë se ne kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë: Njëra është rruga e kthimin mbrapa dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton më askush, se s’ka më asgjë për të ndarë. Kosova është një vendi pavarur, demokratik e kaq. Dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes, njëra rrugë të ndalojmë trashëgiminë e konfliktit dhe rruga tjetër. Unë jam me të parën dhe këtë nuk e luan topi, as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër , sa herë ndodhin këto gjëra po kaq herë konfirmohen. Na duhet të punojmë dhe më shumë kokëfortësisht për paqen dhe me më shumë këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz e ca alienë, por jemi të gjithë njerëz e kemi detyrimin që fëmijëve tanë tu lëmë një hapësirë paqe jo zonë të mbjellë me mina.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *