Ish-deputetja e LDK në Kosovë, Melihate Tërmkolli e pranishme në protestën e ish kryeministrit Berisha në Tiranë, e quajti një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.
“Një thikë pas shpi kosovës e shqiptarëve. Sot ne, këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë, dhe nuk është e vogël. Fuqia e popullit është e madhe. Do ta kundërshtojmë këtë pakt, që do të thotë një Jugosllavi e re, përpjekja e fundit e Vucicit të realizojë planet projektet. Kjo nuk do të ndodhë, është kalaja Koosvë dhe janë shqiptarët këtu e kudo, Vucic.. A e dini ju se Vucic është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Miloshevicit, sepse nuk e përfundoi punën, nuk i shfarosi shqiptarët për të marrë Kosovën. Nuk do të ndodhë!. Kam dëgjuar të thonë se nëse Serbia e pranon Kosovën ne do pranojnë Ballkanin e Hapur, kurrë,” u shpreh Tërmkolli.
/Priza.al/