Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga samiti i ‘Open Ballkan’ tha se Serbia do të ruajë miqësinë me Turqinë dhe Hungarinë, ky një mesazh për Bashkimin Europian.
Vuçiç theksoi se në thelb të kësaj nisme është bashkëpunimi për problemet dhe se shumica e çështjeve janë zgjidhur me anë të dialogut.
Sakaq shtoi se vendi është duke parë mundësinë për të zgjidhur çështjen e Malit të Zi ashtu siç vepruan me Maqedoninë e Veriut.
“Kryeministri shqiptar tha se ne ftuam 4 ministra të Jashtëm, Greqia, Turqia, Italia dhe Hungaria. Ministri italian ka dërguar një personalitet. Kur 7 vite më parë, Edi erdhi këtu dhe unë erdha në Tiranë. Folëm për Kosovën, për gjëra që ne tani i kemi pranuar që i shohim ndryshe. I kemi zgjidhur çështjet tona me Maqedoninë e Veriut, do të zgjidhim çështjet edhe me Malin e Zi. Ne arritëm edhe pse ishim paksa të turbulltë, megjithatë duhen parë gjërat e mira. Objektivat tona duhet të jenë paqja dhe progresi i vendeve tona, jo ai tha e ai tha atë. Duhet të shohim rezultatet. Sa vite kanë pritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të pritur negociatat? A e kundërshtoi dikush këtë? Jo. Ne jemi ata që jemi. Por a mendoni se ky takim sot është më pak i rëndësishëm sesa një takim tjetër që po bëj në BE? Jo, për mua nuk është, apo në Këshillin Evropian. Çështja është edhe tek bashkëpunimi për problemet, nuk ka më të rëndësishëm sesa ne. Mos ta nënvlerësojmë veten. Mos duhet të heqim dorë nga miqësia nga Turqia? Turqia ka 90 milionë banorë dhe na është gjendur sa herë është dashur. Pse? Por me Hungarinë? Pse? Nuk do të presim degën ku ulemi që dikush të na bjerë shpatullave”, tha ai.