“Ballkani Perëndimor, rruga më aktive për klandestinët”/ FRONTEX: Kjo është “harta” që përdoret për transportin e emigrantëve përmes Shqipërisë drejt BE

Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve FRONTEX pohon në katër muajt e parë të vitit 2022, rruga më aktive e migracionit të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian ka qenë “Rruga e Ballkanit Perëndimor” ku përfshihet edhe Shqipëria.

Sipas raportit të fundit nga FRONTEX “Rruga e Ballkanit Perëndimor përbën gati gjysmën e të gjitha kalimeve të paligjshme kufitare drejt Bashkimit Europian me rreth 27 mijë kalime, 130% më shumë se viti i kaluar, si dhe kombësitë kryesore të migrantëve në këtë rrugë përfshinin shtetasit sirianë dhe afganë.

Edhe raportet e policisë kufitare shqiptare flasin për këtë periudhë për një rritje të depërtimit të migrantëve të paligjshëm, kryesisht nga kufiri grek, me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri dhe me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Rritja e kalimit të migrantëve është shoqëruar me rritje të rasteve të kontrabandimit të tyre nga rrjetet kriminale disa prej të cilave janë goditur nga policia shqiptare sidomos në rajonin kufitar të Gjirokastrës me Greqinë.

FRONTEX ndër të tjera bën me dije se numri i përgjithshëm i migrantëve të paligjshëm në periudhën janar- prill të këtij viti që përfshijnë krahas Rrugës Ballkanike edhe Rrugët e Mesdheut Lindor dhe Qëndror është 57. 800 persona, rreth 69% më shumë se në katër muajt e parë të vitit të kaluar.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *