Ballsh/ Ndërron jetë në spital naftëtari 51-vjeçar, u dogj kur depozitat e një pusi nafte morën flakë

Ka ndërruar jetë 57-vjeçari Viktor Ballaj, i cili u plagos rëndë nga shpërthimi i pusit të naftës më datë 3 mars 2021, punëtor i kompanisë private të naftës “Ani Oil’, në Ballsh.

Pas 27 ditëve agoni në spital, Ballaj ‘u dorëzua’ dhe nuk mundi tu bënte ballë plagëve të mëdha që zjarri kishte lënë në trupin e tij.

Featured image of article: U dogj në rafinerinë e naftës në Ballsh, vdes pas 27 ditëve në spital Viktor Ballaj

 

Pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës, mori flakë një tubacion dhe Ballaj u rrethua nga zjarri.

Viktima mori plagë të rënda në trup. Në lidhje me këtë ngjarje u prangos shefi i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit të kompanisë, Erion Alushaj.

Ky i fundit u akuzua për veprën penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike por vetëm tri ditë më vonë, ai u la i lirë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *