Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se nga ku moment ndërtesa e AlbControl, që kontrollon trafikun ajror do të merret nën kontroll të Forcave të Armatosura, e ndërsa tha se Policia e Shtetit do të nxjerrë nga ndërtesa të gjithë punonjësit që refuzojnë të kthehen në punë. Në një dalje urgjente për mediat, Balluku tha se e gjitha kjo ka ardhur pas i është e nxitur politikisht.
“Nga ky moment për shkak të të gjitha angazhimeve që kemi ndaj partnerëve tanë që unë i kam informuar, një ndërtesë e lartë nuk mund të qëndroj në duart e personave që nuk janë më të lidhur me trafikun ajror, të gjithë ata që nuk operojnë më dhe nuk ofrojnë shërbimin e trafikut ajor dhe jo të rrini para kompjuterit, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. Të gjithë ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës të deklaroni që jeni të aftë për punë, të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë dhe nuk ofrojnë shërbim, por qëndrojnë nëpër karrige që të mos quhet braktisje detyre. Nga institucioni më i i nderuar i Shqipërisë, 5 mashat të politikës e kthyer AlbControll në një dyqan lagjeje që ul qepenin kur të dojë dhe nuk i vutë asnjë tabelë se kur ktheheni dhe kur ikni. Me 30 mars ka qenë takimi i fundit që ne kemi bërë, pagat tuaja i merrni për shkaK të një kredie që është marrë nga EuroControl, nuk mund të merret më kredi. Të gjithë kontrollorët që ndjejnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të kthehen në detyrë sipas organizimit të turneve që keni pasur, ata që kanë vendosur ta mbyllin dyqanin më vjen keq, por ky nuk është një dyqan. Nga ky moment ndërtesa do të merret nga Forcat e Armatosura, ndërkohë që Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për ata kontrollor që nuk janë më kontrollor”, tha Balluku.
Me tone të forta, Balluku tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë pandemie, teksa shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë”.
“Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me vendet e tjera. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollorët kanë vendosur që të bëjnë një grevë tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”, tha Balluku.
Ditën e sotme, rreth 60 kontrollorë të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësi në punë për shkak të uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë. Një gjë e tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo është një grevë ilegale dhe do të mbajnë përgjegjësi penale, teksa edhe ajo akuzoi se pas kësaj fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.