Balluku: Fasha 800 kwh e energjisë, do të vendoset pas analizimit të situatës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se fasha e 800 kwh do të vendoset pas analizimit të situatës të energjisë elektrike në vend.

Po ashtu ajo ka theksuar se situata hidrike në vend nuk është e mirë, ku liqeni i Fierzës, është nivelin e 268 metrave.

Postim i Ballukut:

Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *