Në datë 13 Mars në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është publikuar lidhja e kontratës që i jep kompanisë “Gjoka Konstruksion” të Rrok Gjokës një tender mjaft të majmë prej 278 milionë lekësh të reja (278,392,578.66 Lekë) për ndërtimin e ujësjellësit në Klos.
Konkretisht bëhet fjalë për ujësjellësin rajonal nga burimet e përroit të Lopës dhe Gurrave të Ketës.
Firma duhet që brenda 18 muajve të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm në fshatrat e Bashkisë Klos, që përfshin ndërtimin linjave të transmetimit dhe shpërndarjes për fshatrat Plani i Bardhë, Shëngjunë, Klos katund dhe fshati Fshat me gravitet dhe me tubacione HDPE100-RC, me kaseta kolektive individuale dhe kolektive ku instalohen matësat e ujit për secilin konsumator.
Tenderi është firmosur nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës së Belinda Ballukut. AKUM-i drejtohet nga Klevis Jahaj.
Dosja e tenderit
Objekti i tenderit: Ndërtim Ujësjellës Rajonal nga Burimet e Përroit të Lopës dhe Gurrave të Ketes Faza e Parë
Autoriteti kontraktues: Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve
Fituesi: GJOKA KONSTRUKSION
NIPT: J91815014U
Me TVSH: Po
Rezultati: 278,392,578.66 Lekë
Proçedura: E hapur
Tipi i kontratës: Punë
Numri i referencës: REF-50072-11-15-2022
Numri i Njoftimit: CN/98436/03102023
Fondi limit: 266,818,871.24 Lekë
Data e publikimit: 13-03-2023 Ora : 15:02
Data e hapjes: 16-11-2022 Ora : 18:30
Data e mbylljes: 06-12-2022 Ora : 11:00
Pezulluar: Jo
Marrë nga: 5pyetjet.al